NJU JORK – Të shtëna me armë në “Times Square”, panik mes turistëve – një person arrestohet

NJU JORK – Të shtëna me armë në “Times

Disa të shtëna me armë zjarri shkaktuan panik në zemër të “Times Square”, në Nju Jork, pasditen e së enjtes, duke detyruar qindra kalimtarë dhe turistë të vrapojnë për t’u strehuar, raportoi “New York Post”.

Sipas Departamentit të Policisë së Nju Jorkut (NYPD), incidenti ndodhi rreth orës 15:30-16:00 pranë kryqëzimit të Rrugës “West 44th” dhe Seventh Avenue, pas një sherri mes disa personave që u përshkallëzua në përdorimin e armëve të zjarrit.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur dëgjohen disa të shtëna, ndërsa turma njerëzisg largohen me shpejtësi nga zona.

Autoritetet njoftuan se një i dyshuar është arrestuar, menjëherë pas ngjarjes, dhe se në vendngjarje është sekuestruar një armë.

Policia bëri të ditur se askush nuk u plagos nga të shtënat, megjithëse një plumb goditi një automjet të parkuar pranë vendit të incidentit. Hetimet për motivet e ngjarjes vijojnë.

Ngjarja ndodhi vetëm pak orë pas paradës festive për titullin kampion të “Knicks”, e cila kishte mbledhur miliona njerëz në Manhatan, dhe kishte rritur ndjeshëm fluksin e vizitorëve në zonën e “Times Square”.

EMISIONET