Trump përgatit skenarët e luftës me Iranin, në tryezë pushtimi i Ishullit Kharg dhe b*mbardimi i një kompleksi bërthamor

Trump përgatit skenarët e luftës me Iranin, në tryezë

Presidenti amerikan Donald Trump po shqyrton zgjerimin e operacioneve ushtarake kundër Iranit, ndërsa në Shtëpinë e Bardhë po analizohen disa skenarë që variojnë nga intensifikimi i sulmeve ajrore deri te operacionet tokësore dhe goditja e objekteve strategjike iraniane.

Sipas raportimit të Wall Street Journal, diskutimet janë zhvilluar në një mbledhje në Dhomën e Situatave të Shtëpisë së Bardhë, ku kanë marrë pjesë zëvendëspresidenti J.D. Vance, sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth, sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe gjenerali Dan Kaine.

Mes opsioneve që po shqyrtohen është një operacion i mundshëm ndaj Ishullit Kharg, qendra kryesore e eksporteve të naftës së Iranit. Një tjetër objektiv është kompleksi nëntokësor në Malin Pickaxe, që besohet se lidhet me programin bërthamor të Teheranit dhe konsiderohet një nga objektivat më të vështira për t'u goditur për shkak të fortifikimit të tij.

Ndërkohë, ushtria amerikane ka kryer sulme ajrore ndaj objektivave iraniane, me synim dobësimin e kapaciteteve të Teheranit për të kërcënuar transportin detar në Ngushticën e Hormuzit.

Paralelisht, SHBA ka vendosur masa bllokuese ndaj porteve iraniane, duke shtuar presionin ekonomik dhe ushtarak ndaj Teheranit.

Pavarësisht përgatitjeve dhe analizës së skenarëve të ndryshëm, Trump nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar. Sipas zyrtarëve amerikanë, presidenti vijon të favorizojë një zgjidhje diplomatike, por mungesa e progresit në negociata ka bërë që administrata të mbajë në tryezë edhe alternativa për përshkallëzimin e konfliktit.

Ekspertët paralajmërojnë se çdo zgjerim i operacioneve ushtarake mund të ketë pasoja të gjera për rajonin, duke rritur tensionet në Lindjen e Mesme, çmimet globale të energjisë dhe rrezikun e përfshirjes së SHBA-së në një konflikt afatgjatë.

EMISIONET