Ushtria jordaneze intercepton tetë raketa iraniane gjatë natës

Ushtria jordaneze njoftoi se ka rrëzuar tetë raketa iraniane gjatë natës, të cilat ishin drejtuar kundër territorit të mbretërisë, raportoi sot agjencia shtetërore e lajmeve “Petra”.
Sipas raportit, nuk pati viktima apo dëme materiale. Mbeturinat e raketave të interceptuara janë pastruar.
Në lindje të Jordanisë, ndodhet një bazë ushtarake që përdoret nga forcat amerikane.
Ndërhyrja e mbrojtjes ajrore jordaneze, erdhi pasi Irani nisi gjatë natës një valë të re sulmesh, si përgjigje ndaj goditjeve amerikane kundër objektivave iraniane.
Teherani sulmoi gjithashtu objekte të lidhura me SHBA-në në vendet e Gjirit, Bahrein dhe Kuvajt.
Media iraniane, duke cituar Gardën Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), raportoi gjithashtu për sulme ndaj objektivave amerikane në Jordani.
Këto pretendime nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.

