Tensione mes Kinës dhe SHBA/ Kinezët vendosin sanksione ndaj zyrtarëve amerikanë

Tensione mes Kinës dhe SHBA/ Kinezët vendosin sanksione ndaj

 

Hong Kongu është kthyer në rajonin ku po përplasen dy superfuqitë, Amerika dhe Kina.

Kina njoftoi të premten sanksione ndaj shtetasveamerikanë përfshirë ish-sekretarin e Tregtisë Wilbur Ross. Ky veprim erdhi si përgjigje ndaj sanksioneve të fundit të SHBA-së ndaj zyrtarëve kinezë në Hong Kong.

Këto janë sanksionet e para që Kina ndërmerr pas kalimit të një ligji të ri në vend, të mirtuar në qershor, teksa marrëdhëniet mes dy superfuqive janë të acaruara. "Kundër-sanksione reciproke", siç i cilësuan zyrtarët kinezë, janë marrë edhe për përfaqësues të tjerë politikë dhe tregëtarë amerikanë. Zyrtarët janë pjesë e Institutit Demokratik Kombëtar për Çështjet Ndërkombëtare, Institutit Republikan Ndërkombëtar, Human Rights Watch (HRW) dhe Këshillit të Demokracisë Hong Kong me bazë në Uashington.

"Pala amerikane sajoi postin e ashtuquajtur këshilltar biznesi në Hong Kong, dhe njollosi mjedisin tregtar të Hong Kongut, ndërsa sanksionoi në mënyrë të paligjshme zyrtarët kinezë në Hong Kong," tha Ministria e Jashtme e Kinës në një deklaratë.

"Këto veprime shkelën seriozisht ligjin ndërkombëtar dhe parimet themelore të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe ndërhynë seriozisht në punët e brendshme të Kinës," tha ministria.

Amerikanët kanë reaguar për rstin duke thënë se këto veprime janë shembujt e fundit se si Pekini ndëshkon qytetarët privatë, kompanitë dhe organizatat e shoqërisë civile, si një mënyrë për të dërguar sinjale politike.

Kjo është hera e dytë këtë vit që Kina vendos sanksione ndaj zyrtarëve që shërbyen nën ish administratën Trump, i cili miratoi një vijë të ashpër ndaj Pekinit. Ndërkohë, presidenti aktual Biden po bën përpjekje të bëjë bashkë aleatët dhe partnerët për të ndihmuar në kundërshtimin e asaj që Shtëpia e Bardhë thotë se janë politikat gjithnjë e më agresive të Kinës.

EMISIONET