"Sot bëre që flamuri i Kosovës të shkëlqejë përballë botës", Vjosa Osmani uron kampionen olimpike

"Sot bëre që flamuri i Kosovës të shkëlqejë

Xhudistja, Distria Krasniqi, mundi në gjysmëfinale mongolezen, Urantsetseg Munkhabat, duke fituar Medaljen e Artë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Në ndeshjet e para Distria u mbështet edhe nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ndodhet në Tokio.

Menjëherë pasi fitoi medaljen e artë, Vjosa Osmani uroi Distria Krasniqin nëpërmjet një postimi në Twitter, ku shkruan:

"Distria, sot  tërhoqe vëmendjen! Urime të mëdha për medaljen e artë. Sot, bërë që flamuri i Kosovës të shkëlqejë para botës. Ti je  përkufizimi i arritjes së madhështisë përmes punës së fortë  dhe këmbënguljes. Jemi të gjithë krenarë për ty. E mbushe zemrën e Kosovës plotë."

Do të jetë medalja e dytë për Kosovën pas asaj në 2016 nga Majlinda Kelmendi dhe ëndrra është gjithmonë ajo e arta edhe pse do të ishte sukses i madh edhe medalja e argjendtë.

Gjithsesi, në finale luftëtarja dardane do të ketë një rivale të vështirë, japonezen Tonaki dhe duhet ta mposhtë pasi të gjithë e presim suksesin e madh të Kosovës.

EMISIONET