Historike për Kosovën, Distria Krasniqi është kampione olimpike. Rrëmben Medaljen e Artë në Tokyo 2020

Është ditë historike dhe krenarie. Historike sepse Distria Krasniqi, ka fituar Medaljen e Artë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, e para për të dhe krenari sepse një vend i vogël si Kosova jep një leksion të madh duke nxjerrë kampion e kampione në xhudo.
Sportistja kosovare i mori të gjithë me radhë përpara në kategorinë deri në 48 kg teksa në finalen e madhe mposhti një rivale tê fortë si xhudistja japoneze Funa Tonaki.

Ajo e mundi atë me Wazzari pak sekonda para fundit të kohës sê rregullt dhe tani mund të quhet Mbretëreshë e Xhudos në kategorinë e saj. Më e mira, më e forta, KAMPIONE OLIMPIKE.

Gara është zhvilluar është në kategorinë deri në 48 kilogramë.

