Dua po kalon ditë të bukura, njeh Anwar me Shqipërinë, darkë dhe me ambasadoren Kim

Dua po kalon ditë të bukura, njeh Anwar me Shqipërinë,

Dua duket se po kalon ditë të bukura në Shqipëri me familjen dhe të dashurin e saj,  Anwar Hadid.

Vizita e këngëtares me famë ndërkombëtare në Tiranë nuk lidhet vetëm me projektet artistike por edhe me nismat e saj humanitare. Ajo dhe familja e saj janë takuar me kryeministrin Edi Rama dhe jo vetëm. Një darkë e mrekullueshme ka qenë edhe ajo me ambasadoren e SHBA-së Yuri Kim.  E cila ka postuar në instagram një foto me këngëtaren duke shprehur dhe mbresat e takimit.

“Dua është një super yll brenda dhe jashtë skenës” shkruan ambasadorja.

Dua po kalon ditë të bukura, njeh Anwar me Shqipërinë,

Ndërkohë në rrjetet sociale Dua ka postuar fotodhe me të dashurin e saj, dhe duket që po e shijon shumë këtë vizitë.

Dje në konferencën e zhvilluar me gazetarë të medieve në Shqipëri ajo u tregua e rezervuar lidhur me projektet e reja.

Dua po kalon ditë të bukura, njeh Anwar me Shqipërinë,

Megjithatë zbuloi se fondacioni Sunny Hill do të ketë një degë në Tiranë dhe se në planet e saj është një këngë në gjuhën shqipe dhe pse jo një videoklip i xhiruar mes bukurive të Shqipërisë.

EMISIONET