Dokumentet mbi pronësinë e “Pallatit të kuq” te Rruga e Kavajës dhe hetimet: “Shumicën e ka “Tirana 1 Construction””

Dokumentet mbi pronësinë e “Pallatit të kuq” te Rruga

Ilir Shtufi, biznesmeni i cili u arrestua pak ditë më parë në Selanik por që refuzon ekstradimin nga Greqia , pasi ndaj tij ishte lëshuar një masë sigurie arrest në burg rezulton se është një nga personat që ka pastruar paratë e drogës në fushën e ndërtimit.

Prokuroria e Posaçme në aktet e saj thotë se Ilir Shtufi vlerësohet i përfshirë në veprime të kundërligjshme të pastrimit të parave duke vepruar në funksion të Luçiano Koçekut, nëpërmjet përfshirjes në një tërësi veprimesh si: shitje, tjetërsime fiktive, për qëllime të integrimit të të ardhurave te aktivitetit kriminal te Koçeku në shoqëritë “Nova Construction” dhe “LTD”.

Televizioni “Ora News” publikoi dhe pjesë nga dosja e akuzave të SPAK-ut ku thekson se një nga pasuritë e ngritura nga paratë e drogës është edhe kulla te “Rruga e Kavajës” në Tiranë, e quajtur “Garden Building”.

“Nga verifikimet e kryera lidhur me ndërtimet e kryera në Rrugën e Kavajës, mësohet se subjekti “Nova Construction” ka të reklamuar në faqen e të dhënave publike të saj se ka ndërtuar godinën “Tirana Garden Building” dhe se nga krahasimet e planimetrive të reklamuara prej saj dhe atyre të konstatuara në komunikimet e kryera në “SKY ECC” mes Luçiano Koçekut dhe Genci Bedinit, dukshëm kemi të bëjmë me planimetri të të njëjtit objekt të ndërtuar”, thuhet në raport.

Nisur nga kjo, një reagim ka ardhur pranë “Ora News” nga pala e prekur në këtë shkrim, kompania “Nova Construction”, ku përfaqësues të saj pretendojnë se “Pallati kuq” nuk është i “Nova Construction”, pasi shumicën e ka kompania “Tirana 1 Construction”.

Madje, sipas tyre, këtë e konfirmon edhe SPAK-u në dokumentet e tij.

“Pallati kuq nuk është i joni, është maxhorancë  e shoqërisë “Tirana 1 Construction” me ortak Arben Dibra, Luigj Paloka dhe Kozeta Alica, Rea Alica etj”, thekson pala e prekur, kompania “Nova Construction”.

Me poshte kronika e TV “Ora News”

SHËNIM: “Ora News” sqaron se është e hapur për çdo reagim mbi pretendime që mund të kenë palët e përfshira në këtë publikim!

Dokumenta bashkëngjitur

EMISIONET