Energjia “Integrohet” në BE/ Karakaçi: Kemi plotësuar të gjitha kërkesat e Komisionit Europian

Shqipëria afrohet më shumë me Bashkimin Europian në drejtim të sektorit energjetik.
Komisioni i burimeve natyrore i tha dritën jeshile projektligjit që Ishte detyrim i Shqipërisë në kuadër të integrimit Europian dhe Planit të Rritjes, një nismë shumë e rëndësishme nga e cila priten të përthithen edhe fonde.
Ministri i Energjisë theksoi se janë marrë të gjitha vlerësimet nga institucionet evropiane për standardet e vendosura në këtë ligj ndërsa shumë vende ende nuk janë përfshirë siç është Serbia.
Një nga risitë e këtij ligji, është edhe përfshirja e koncepteve të reja siç është depozitimi i energjisë së prodhuar, një nga kërkesat kryesore që kanë prodhuesit e energjisë, kryesisht të energjisë së rinovueshme.

