"Rusët dhe ukrainasit janë një popull", Putin: Operacioni ushtarak po shkon sipas planit

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se "operacioni i tij special ushtarak" - i njohur ndryshe si pushtimi rus i Ukrainës - "po shkon sipas planit".
“Dua të them se operacioni special ushtarak po shkon rreptësisht sipas planit."
Pretendimi i tij vjen pavarësisht se shumë analistë sugjerojnë se pushtimi nuk ka shkuar sipas planit.
Në një fjalim televiziv, ai akuzoi forcat ukrainase për marrjen peng të "mijëra qytetarëve të huaj" dhe përdorimin e civilëve si "mburoja njerëzore" - por nuk dha asnjë provë për këto pretendime.
Ai shtoi se rusët dhe ukrainasit ishin "një popull" dhe tha se do ta "shkatërronte këtë "anti-Rusi" të krijuar nga Perëndimi".
"Ne jemi në luftë me neo-nazistët," tha udhëheqësi rus, duke shtuar: "Unë kurrë nuk do të heq dorë nga bindja ime se rusët dhe ukrainasit janë një popull".

