Pendohen dhe po hetohen/ “Kneecap” kërkon ndjesë për deklaratat mbi konservatorët

Pendohen dhe po hetohen/ “Kneecap” kërkon ndjesë për

Grupi i njohur i repit nga Irlanda e Veriut, Kneecap, ka kërkuar falje publike pas reagimeve të forta për një deklaratë shokuese gjatë një koncerti ku një nga anëtarët e grupit tha: I vetmi konservator i mirë është një konservator i vdekur. Vriteni deputetin tuaj lokal.

Ngjarja ka ndodhur në nëntor 2023, por pamjet u bëra publike ditët e fundit ndezën debat të fortë publik. Ata janë duke hetuar nga policia kundër terrorizmit, ndërsa politikanët kanë dënuar ashpër gjuhën e përdorur nga grupi.

Deputetja konservatore Kemi Badenoch ka kërkuar që Kneecap të ndiqet penalisht për nxitje të dhunës. Ngjarja ka shkaktuar veçanërisht indinjatë mes familjeve të deputetëve të vrarë më herët  Jo Cox në 2016  dhe David Amess në 2021. Vajza e David Amess tha se ishte thellësisht e tronditur nga komentet.

Në një deklaratë të publikuar në rrjetin social X Kneecap tha se nuk kishte qëllim të nxiste dhunë, duke e përshkruar videon si një fragment të shkëputur nga konteksti dhe të përdorur me dashakeqësi.

Familjeve Amess dhe Cox, u dërgojmë ndjesë të sinqertë, nuk kemi pasur kurrë për qëllim t’ju lëndojmë, shkruan grupi. Një zëdhënës i kryeministrit Keir Starmer tha se artistë që shprehin të tilla pikëpamje nuk duhet të përfitojnë fonde nga qeveria.

Policia ende nuk ka bërë të ditur nëse do të ndërmerren hapa ligjorë ndaj grupit, ndërsa reagimet publike vazhdojnë të jenë të ndara mes kritikave dhe mbështetjeve për lirinë e shprehjes.

EMISIONET