Nufi me homologët në samitin e NATO-s në Ankara: Riafirmuam rëndësinë e unitetit

Nufi me homologët në samitin e NATO-s në Ankara: Riafirmuam

Në kuadër të Samitit të NATO-s që po zhvillohet në Ankara, ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, mori pjesë në pritjen joformale të organizuar nga ministri i Mbrojtjes Kombëtare i Turqisë, Yaşar Güler, për ministrat e mbrojtjes të vendeve aleate të NATO-s.

Pritja mblodhi ministrat e mbrojtjes të vendeve anëtare të Aleancës në prag të diskutimeve të samitit, duke ofruar një mundësi për shkëmbim pikëpamjesh mbi sfidat aktuale të sigurisë dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet aleatëve.

Në lidhje me këtë aktivitet, ministri Nufi vlerësoi rëndësinë e këtij takimi në funksion të koordinimit dhe bashkëpunimit brenda NATO-s.

“Takimi shërbeu si një mundësi për të forcuar më tej marrëdhëniet mes aleatëve, për të shkëmbyer mendime mbi çështjet aktuale të sigurisë dhe për të riafirmuar rëndësinë e bashkëpunimit, solidaritetit dhe unitetit në kuadër të Aleancës”, u shpreh ministri Nufi.

 

EMISIONET