E rëndë në Itali! Ndjekja e dy shqiptarëve përfundon me tragjedi në Milano, agjenti italian humb jetën gjatë operacionit (EMRAT)

E rëndë në Itali! Ndjekja e dy shqiptarëve përfundon me

Një agjent italian në Milano ka humbur jetën gjatë ndjekjes së automjetit me të cilin udhëtonin dy shqiptarë. Francesco Imprezzabile, 39 vjeç, humbi kontrollin e motoçikletës së tij teksa po ndiqte një SUV që nuk ishte ndalur për kontroll policor, raportojnë mediat italiane.

Agjenti nisi ndjekjen të një Audi Q7 në periferi të Milanos. Pas tij, ndodheshin edhe disa patrulla të Policisë Rrugore, ndërsa automjeti përshpejtoi menjëherë sapo i pa.

Rreth orës 21:00, për shkaqe ende nën hetim, motoçikleta u rrëzua në rrugë. Për efektivin 39-vjeçar rënia rezultoi fatale dhe ai u gjet nën arrest kardiak. Në Via Milano, një rrugë e ngushtë me dy korsi pranë pistave të aeroportit të Aeroporto di Milano-Linate, mbërriti edhe helikopteri i emergjencës.

Megjithatë, për Francesco Imprezzabile nuk kishte më asgjë për të bërë: transporti drejt spitalit Ospedale Niguarda rezultoi i kotë dhe ai ndërroi jetë pak më vonë.

Drejtuesi i dyshuar i automjetit dhe pasagjeri janë ndaluar në Monza Brianza.

“Ne kemi ndaluar dy shtetas me kombësi shqiptare dhe duken mjaft të rinj”, deklaroi komandanti i Policisë Lokale të Milanos, Gianluca Mirabelli.
Automjeti është gjetur në Pioltello, një komunë pranë zonës ku ndodhi aksidenti.

Hetimet po fokusohen te pistat nëse Francesco Imprezzabile ka rënë gjatë ndjekjes, nëse kjo ka ndodhur si pasojë e një kontakti aksidental, apo nëse është goditur qëllimisht nga SUV-i në arrati. Patrullat e tjera që ishin pjesë e ndjekjes nuk e kanë parë momentin e rrëzimit.

Hetuesit po analizojnë me imtësi kamerat e zonës si dhe sistemet e leximit automatik të targave në komunat përreth.

Këqyrjet në vendin e ngjarjes kanë vazhduar deri në orët e vona të natës, ndërsa rruga ka mbetur e mbyllur gjatë gjithë kohës për të lejuar hetimet dhe mbledhjen e provave.

Është urdhëruar autopsia mbi trupin e agjentit, ndërsa pritet të caktohet data për ekspertizën mjeko-ligjore.

EMISIONET