Tabaku: Deri në 71% e të rinjve duan të largohen nga Shqipëria pas diplomimit
Drejtuesi i Portalit Studentor, Gevio Tabaku, i ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai, foli për arsimin, të rinjtë dhe prirjen e tyre për t’u larguar jashtë vendit.
Tabaku deklaroi se dëshira e të rinjve shqiptarë për të emigruar pas përfundimit të studimeve mbetet shumë e lartë, veçanërisht drejt vendeve europiane për mundësi punësimi.
Sipas tij, një sondazh i realizuar më herët nga Portali Studentor ka treguar se deri në 71% e studentëve dhe të rinjve shprehen se duan të largohen nga Shqipëria pasi të diplomohen dhe të krijojnë njëfarë eksperience.
Ai theksoi se edhe pse nuk disponon të dhënat më të fundit, tendenca e largimit të të rinjve, sidomos drejt vendeve europiane për punësim, vijon të jetë e lartë.
Ndiqni emisionin e plotë:

