“I pavdekshëm”, Ronaldo arrin kuotën e 975 golave dhe shkruan historinë në Botërorin 2026!

“I pavdekshëm”, Ronaldo arrin kuotën e 975 golave dhe

Cristiano Ronaldo sapo ka vendosur një standard që duket i pamundur për t’u arritur.

Me golin e shënuar në ndeshjen e tij të parë për Kampionatin Botëror 2026, ylli portugez është zyrtarisht lojtari i parë në histori që arrin të shënojë në gjashtë edicione të ndryshme të këtij turneu madhor.

Ky realizim i jashtëzakonshëm ka shërbyer edhe si një gur kilometrik për karrierën e tij të pashoqe, duke e çuar numrin e përgjithshëm të golave në karrierë në plot 975. Ky shifër marramendëse është dëshmia më e mirë e një qëndrueshmërie dhe urie për gola që nuk njeh moshë.

Përtej statistikave, ky moment konfirmon edhe një herë statusin e Ronaldos si një ikonë absolute e futbollit botëror. Ndërsa numërimi i golave vazhdon, çdo ndeshje në këtë Botëror po shndërrohet në një mundësi për të thyer kufijtë e mundshëm. Të gjithë sytë tashmë janë drejtuar nga shifra magjike e 1000 golave, një tjetër “kështjellë” që portugezi duket se ka nisur ta pushtojë.

EMISIONET