Tabaku: Matura ka nevojë për reformë, nuk mund të përcaktojë e vetme të ardhmen e studentëve
Drejtuesi i Portalit Studentor, Gevio Tabaku, i ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai, foli për Maturën Shtetërore dhe ndikimin e saj në përzgjedhjen e studentëve në universitete.
Tabaku u shpreh se procesi i maturës ka nevojë për ndryshime të thella dhe se, nëse nuk garantohet një proces i drejtë, rezultatet e saj nuk duhet të kenë peshën kryesore në pranimin në degët universitare.
Ai tha se universiteti duhet të funksionojë mbi një tjetër filozofi, ku hyrja të jetë më e aksesueshme, ndërsa përfundimi të kërkojë përkushtim dhe rezultate.
Tabaku u deklarua gjithashtu kundër vendosjes së mesatares minimale 6.5 për hyrjen në universitet, duke argumentuar se studentët duhet të kenë mundësinë të provojnë aftësitë e tyre gjatë procesit të studimit.
Ndiqni emisionin e plotë:

