Shpërthim në një qendër kërkimore ushtarake në Turqi, ndërrojnë jetë dy persona, dy të plagosur

Shpërthim në një qendër kërkimore ushtarake në

Dy persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur si pasojë e një shpërthimi të ndodhur në një depo municionesh në provincën qendrore turke Kirikkale.

Sipas raportimeve paraprake, shpërthimi ndodhi në një strukturë ku po kryheshin punime kërkimore dhe zhvillimore, në lagjen Yahsiyan të Kirikkale. Shkaqet e incidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet turke kanë nisur menjëherë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Si pasojë e shpërthimit, dy punëtorë humbën jetën në vendngjarje, ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur dhe morën ndihmën e nevojshme mjekësore.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të mëtejshme mbi natyrën e punimeve që po kryheshin në objekt apo mbi shkaqet që çuan në shpërthim. Hetimet vijojnë, ndërsa pritet që në orët në vijim të ketë më shumë informacion mbi ngjarjen tragjike.

EMISIONET