Tabaku: Infermieria dhe degët mjekësore mbeten më të kërkuarat

Drejtuesi i Portalit Studentor, Gevio Tabaku, i ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai, foli për sfidat e arsimit të lartë dhe për përgatitjen e studentëve për tregun e punës.

Tabaku u shpreh se një nga problemet kryesore mbetet mungesa e një lidhjeje të fortë mes universiteteve dhe tregut të punës, çka sipas tij ndikon drejtpërdrejt te mundësitë e studentëve për të fituar eksperiencë praktike.

Sipas tij, universitetet kanë detyrim që studentët, veçanërisht në degët teknike dhe të aplikuara, të kryejnë praktikë pune në kompani apo institucione, por në shumë raste kjo praktikë nuk zhvillohet realisht.

Ai theksoi se kjo situatë i lë të rinjtë pa përvojën e nevojshme profesionale gjatë viteve të studimit dhe e vështirëson kalimin e tyre nga universiteti drejt tregut të punës.

Ndiqni emisionin e plotë:

EMISIONET