Refuzimi i gazit amerikan sjell pasoja/ Joseph paralajmëron lëkundje të marrëdhënieve Prishtinë-Uashington

Refuzimi i gazit amerikan sjell pasoja/ Joseph paralajmëron lëkundje

Qeveria e Kosovës duhet ta pranojë projektin amerikan të gazit (LNG) dhe të bashkëpunojë ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fushën e energjisë, pasi një vendim i tillë ndikon drejtpërdrejt në sigurinë kombëtare dhe në marrëdhëniet dypalëshe. Ky është alarmi që ka ngritur profesori i njohur amerikan, Edward P. Joseph.

Sipas ekspertit amerikan, ky projekt do të ndikonte pozitivisht në rritjen e sigurisë energjetike të Kosovës dhe në forcimin e raporteve me Uashingtonin zyrtar, ndërsa këmbëngulja për ta refuzuar atë mund të sjellë kosto të larta gjeopolitike.

Në deklaratën e tij, Joseph u shpreh i prerë se ekzekutivi kosovar nuk ka asnjë arsye logjike për të mos e pranuar këtë projekt, duke vënë në dukje problemet e mëdha që sjell varësia nga linjiti.

“Po. Qeveria e Kosovës duhet ta pranojë atë dhe duhet të punojë me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara dhe zyrtarët e qeverisë amerikane... Nuk ka asnjë arsye për të mos e bërë këtë, sepse ka të bëjë me sigurinë energjetike për Kosovën. Pra, po, keni qymyr, por qymyri është shumë dëmtues dhe ka shumë faktorë negativë. Për qymyrin nuk është diçka që e çon Kosovën në të ardhmen”, tha Joseph.

Më tej, profesori amerikan ka specifikuar se nga ky ng këtë ngërç politik dhe mosbashkëpunim do ta pësojnë drejtpërdrejt qytetarët e Kosovës.

“Mund ta them këtë. Pasojat për çdo qytetar të Kosovës nga mosbashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara në këtë projekt të LNG-së do të jenë ulja e sigurisë energjetike dhe rritja e distancës nga Shtetet e Bashkuara”, shtoi më tej ai.

EMISIONET