Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? "Hidhini një sy" këmbimit valutor për sot

Tregu valutor ka nisur ditën me lëvizje të lehta në vlerat e monedhave kryesore përballë lekut. Euro vijon të mbetet pranë nivelit të 94 lekëve, ndërsa dollari amerikan regjistrohet mbi 82 lekë në shitje.
Sipas kursit të publikuar, euro blihet me 93.1 lekë dhe shitet me 93.9 lekë.
Dollari amerikan kuotohet me 81.4 lekë në blerje dhe 82.4 lekë në shitje.
Ndër monedhat e tjera, paundi britanik regjistrohet në 108.9 lekë për blerje dhe 110 lekë për shitje, ndërsa franga zvicerane lëviz në 100.1 lekë në blerje dhe 101.5 lekë në shitje.
Në tregun valutor paraqiten edhe ndryshime për monedhat e tjera. Dollari kanadez kuotohet me 57.5 lekë në blerje dhe 58.5 lekë në shitje, ndërsa dollari australian me 56.6 lekë dhe 57.7 lekë.
Monedha turke, lira, regjistrohet në 1.71 lekë për blerje dhe 1.83 lekë për shitje, ndërsa denari maqedonas në 1.47 lekë dhe 1.52 lekë.


