E rrallë, 25-vjeçarja nga Mali lind plot nëntënjakë, 5 vajza dhe 4 djem

E rrallë, 25-vjeçarja nga Mali lind plot nëntënjakë,

Një grua 25 vjeçare Maliane ka lindur nëntë foshnje - dy më shumë sesa kishin zbuluar më herët mjekët gjatë skanimeve.

Halima Cisse i lindi fëmijët në Marok. Qeveria e Malit e dërgoi në këtë shtet për kujdes më special.

Pesë vajzat dhe katër djemtë lindën me prerje cezariane dhe po dilnin mirë, tha ministri i shëndetësisë i Mali.

Është jashtëzakonisht e rrallë të lindësh 9 fëmijë dhe komplikimet gjatë e pas lindjes shpesh nënkuptojnë që disa nga foshnjat nuk mbijetojnë.

Fanta Siby, ministri i shëndetësisë i Malit, përgëzoi ekipet mjekësore në të dy vendet për rezultatin e lumtur.

Shtatzënia e zonjës Cisse u bë një objekt magjepsjeje në Mali, edhe kur u mendua se ajo mbante vetëm shtatë fëmijë, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Mjekët në kombin e Afrikës Perëndimore ishin të shqetësuar për mirëqenien e saj dhe shanset e mbijetesës së foshnjave, kështu që qeveria ndërhyri duke e dërguar në Marok.

Pas një qëndrimi dy-javor në një spital në kryeqytetin e Mali, Bamako, vendimi ishte marrë për të zhvendosur zonjën Cisse në Marok më 30 mars, tha Doktor Siby.

Pas pesë javësh në klinikën marokene, ajo lindi të martën, tha ministri. Nëna dhe pasardhësit e saj priten të kthehen në shtëpi brenda disa javësh.

 

EMISIONET