BE i vë kushte Hungarisë: Lëre naftën ruse ose kalo te tubacioni kroat!

Bashkimi Evropian po kërkon që Hungaria të ndryshojë burimin e furnizimit me naftë dhe të largohet nga varësia ndaj tubacionit rus “Druzhba”.
Propozimi është që furnizimi të kalojë përmes një tubacioni alternativ që vjen nga Kroacia.
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, bëri të ditur se kjo çështje do të diskutohet sërish në një samit informal të BE-së që pritet të mbahet në Qipro pas dy javësh.
Sipas tij, Hungarisë i është ofruar prej kohësh kjo mundësi, por qeveria e mëparshme nuk e ka pranuar.
Ai la të kuptohet se me ndryshimet politike në Hungari mund të ketë një qasje të re ndaj kësaj çështjeje.
Në fokus mbetet ideja që Budapesti të afrohet më shumë me vendimmarrjen e përbashkët të BE-së dhe të distancohet nga varësia energjetike ndaj Rusisë.


