Anulohet aktiviteti në Londër për nxehtësinë ekstreme, ndërtesa pa sistem ftohjeje

Anulohet aktiviteti në Londër për nxehtësinë ekstreme,

Një aktivitet i planifikuar në Londër për mënyrën se si bota mund të përshtatet me nxehtësinë ekstreme është anuluar për shkak të temperaturave të larta që kanë përfshirë qytetin.

Takimi i parashikuar për të mërkurën, me temë “Nxehtësia ekstreme: Përmirësimi i qeverisjes dhe forcimi i veprimeve në të gjithë botën”, do të zhvillohej në Bibliotekën Shaw të Shkollës së Ekonomisë në Londër, si pjesë e Javës së Veprimit Klimatik.

Organizatorët kanë bërë të ditur se ndërtesa nuk është e pajisur me sistem ftohjeje, një situatë e ngjashme me shumë ndërtesa të tjera në kryeqytetin britanik.

Vendimi për anulim erdhi në një kohë kur Zyra Meteorologjike ka lëshuar paralajmërim të kuq për nxehtësi ekstreme në Londër dhe zona të tjera të Anglisë, me temperatura që pritet të arrijnë deri në 37°C.

Organizatorët kanë argumentuar se siguria dhe mirëqenia e pjesëmarrësve nuk mund të rrezikohej në këto kushte.

Sipas tyre, përballja me valët e të nxehtit në të ardhmen do të varet nga masat globale për klimën, politikat lokale dhe aftësia e qyteteve për t’u përshtatur me kushtet ekstreme.

Ata kanë shtuar se qytete si Londra duhet të forcojnë menaxhimin e rrezikut dhe kapacitetin e komuniteteve për t’u përshtatur me ndryshimet klimatike.

EMISIONET