Katastrofë në Venezuelë/ Mbi 160 viktima dhe qindra të pl*gosur, frikë për mijëra të zhdukur

Katastrofë në Venezuelë/ Mbi 160 viktima dhe qindra të

Pamje dramatike nga Venezuela po qarkullojnë në rrjetet sociale dhe mediat ndërkombëtare pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën vendin më 24 qershor, duke shkaktuar shembje ndërtesash, dëme të mëdha infrastrukturore dhe qindra viktima.

Sipas autoriteteve venezuelase, deri më tani janë konfirmuar të paktën 164 të vdekur dhe rreth 971 të plagosur, ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet në zonat më të goditura, veçanërisht në rajonin e La Guairas dhe në kryeqytetin Caracas.

Dy tërmetet, me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë, ndodhën brenda vetëm 39 sekondash nga njëri-tjetri, duke u konsideruar ndër goditjet më të forta sizmike në historinë moderne të Venezuelës.

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS) ka publikuar vlerësime paraprake sipas të cilave numri përfundimtar i viktimave mund të kalojë 10 mijë persona, ndërsa në skenarin më të rëndë mund të arrijë edhe dhjetëra mijëra, për shkak të dendësisë së popullsisë në zonat e prekura dhe numrit të madh të ndërtesave të dëmtuara.

Raportohet se mijëra persona rezultojnë ende të zhdukur ose të bllokuar nën rrënoja, ndërsa qasja në disa zona është vështirësuar nga dëmtimet e rrugëve, ndërprerjet e energjisë elektrike dhe pasgoditjet e vazhdueshme.

Qeveria venezuelase ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa disa shtete dhe organizata ndërkombëtare, përfshirë SHBA-në, kanë ofruar ndihmë humanitare dhe ekipe shpëtimi.

Pamjet e publikuara tregojnë ndërtesa të shembura, rrugë të mbuluara nga rrënojat dhe qytetarë që kërkojnë të afërmit e tyre mes kaosit të krijuar nga katastrofa natyrore.

EMISIONET