Rusia: SHBA të jetë e paanshme në bisedime! Ndërmjetësimi kërkon neutralitet të plotë

Kremlini deklaron se SHBA-të mund të luajë rol ndërmjetësues në luftën në Ukrainë vetëm nëse ruan paanshmërinë ndaj palëve. Deklarata erdhi pas pretendimeve të Kievit se kishte siguruar mbështetjen e Uashingtonit për të sulmuar objektivat strategjike ruse.

Rusia: SHBA të jetë e paanshme në bisedime!

Rusia ka vlerësuar përpjekjet negociuese të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për luftën në Ukrainë, por thekson se një vend nuk mund të luajë rolin e ndërmjetësit nëse mbështet njërin nga vendet në konflikt.

Ndërsa përpjekjet diplomatike për t'i dhënë fund luftës vazhdojnë Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, theksoi se çdo mbështetje ushtarake apo politike për Kievin mund të vështirësojë rolin e Uashingtonit.

Sinkron Është e pamundur të bësh përpjekje të tilla ndërsa je i përfshirë në luftë me njërën nga palët.

Deklarata erdhi pas raportimeve të medias ukrainase "Kyiv Independent", sipas së cilës Kievi beson se ka siguruar mbështetjen e Presidentit Trump për të vepruar më me vendosmëri kundër objektivave strategjike ruse.

Sipas raportit, Ukraina synon të intensifikojë sulmet ndaj rafinerive të naftës në territorin rus, me qëllim që të ushtrojë presion ekonomik mbi Moskën dhe ta detyrojë atë të angazhohet në negociata më serioze.

Rusia: SHBA të jetë e paanshme në bisedime!

Peskov tha se Rusia nuk ka informacion që mbështet idenë se Shtëpia e Bardhë ka dhënë një miratim të tillë.

Deklaratat tregojnë se, pavarësisht mosmarrëveshjeve të shumta, ekziston ende interes nga të dyja palët për të qëndruar në tavolinën e bisedimeve.

Sinkron Sigurisht, ne e dimë që ekipi negociator i SHBA-së e kupton shumë mirë këtë dhe është plotësisht i vetëdijshëm për të. Ne nisemi nga ky supozim dhe presim që dialogu me negociatorët amerikanë mbi çështjen e një zgjidhjeje për krizën ukrainase të vazhdojë.

Ndërkohë, luftimet në terren vazhdojnë teksa perspektiva për një marrëveshje paqeje mbetet e paqartë.

EMISIONET