Një anije mallrash g*ditet nga një predhë pranë Omanit

Një anije mallrash g*ditet nga një predhë pranë Omanit

Një anije mallrash u godit nga një predhë e panjohur në juglindje të Omanit të enjten, duke shkaktuar dëme në urën e komandimit të anijes, njoftoi Qendra e Operacioneve Tregtare Detare të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO).

Në një deklaratë, UKMTO tha se mori një raport për incidentin në një pozicion 7.5 milje detare në juglindje të Dahit, Oman, në orën 14:10 GMT.

'Një anije mallrash është goditur në anën e djathtë nga një predhë e panjohur, duke shkaktuar dëme në urën e komandimit', tha agjencia.

Nga incidenti nuk u raportuan viktima apo ndikime në mjedis.

UKMTO tha se incidenti po hetohet nga autoritetet, ndërsa anijeve në zonë u është këshilluar të lundrojnë me kujdes dhe të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë.

EMISIONET