U kapën me sasi dr*ge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë, procedohet kushëriri i tij

Policia e Korçës këtë të enjte ka finalizuar një operacion ku ka vënë në pranga një 31-vjeçar ndërsa është proçeduar në gjendje të lirë kushëriri i tij 28-vjeçar.
Sipas të dhënave, mësohet se forcat e policisë kanë ushtruar kontroll në një automjet ku ndodheshin dy të rinjtë dhe ka rezultuar se brenda automjetit kishte një sasi lënde narkotike kokainë dhe cannabis sativa.
Mjeti i përkiste 31-vjeçarit i cili ishte drejtues. Në banesën e këtij të fundit u gjet edhe një sasi tjetër lënde narkotike cannabis sativa.
Në përfundim të veprimeve, policia e juglindjes bëri arrestimin e drejtuesit dhe procedimin në gjendje të lirë të pasagjerit 28-vjeçar pasi ju gjet një sasi e vogël lënde narkotike në banesë.
Nga ana e grupit hetimor vijojnë veprimet e mëtejshme për këtë rast.

