"Thonjtë e politikës së dështimit”/ Rama reagon pas përplasjeve para Kuvendit: Protesta e pastër po zëvendësohet nga sherri dhe dh*na
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social "X" lidhur me zhvillimet e fundit të protestës.
Ai shkruan se ajo që nisi si një protestë me karakter qytetar, e lidhur me atdhedashurinë dhe pastërtinë, sipas tij po merr një drejtim tjetër.
Në postim përmendet se skenat e konfliktit, sherrit dhe dhunës po zëvendësojnë frymën fillestare të tubimit.
Rama e përshkruan situatën si një kthim te modele të vjetra përplasjesh politike, ku sipas tij dalin në pah tensionet dhe zemërimi në skenën publike.
Protesta e bukur e qytetarisë, atdhedashurisë, pastërtisë, ia ka lënë vendin tanimë filmit të vjetër të konfliktit, sherrit, dhunës, ku thonjtë e politikës së dështimit dhe zemërimit po dalin në pah me pisllëkun e tyre karakteristik????????????
— Edi Rama (@ediramaal) July 2, 2026

