Berisha denoncon skandalin: Urdhërohet sekuestrimi i arkivit dhe serverit të Ora News

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në Facebook, denoncimin e një punonjësi të Minstrisë së Brendshme, sipas të cilit po kërkohet me ngulm sekuestrimi i arkivit dhe serverit të televizionit ORA NEWS.

Sipas Berishës, ky është një urdhër i kryeminstrit Rama, i cili kërkon që të zhduken dokumentat që faktojnë vjedhjet e kryebashkiakut Veliaj e minsitrave të tij, të denoncuara nga Ora News.

Postimi i ish-kryeminstrit Berisha në Facebook

Edvin Hajduti urdheron sekuestrimin e arkivit dhe serverit te Ora News!

Ai ka tmerr, do te zhduken te gjithe dokumentat qe ne gjykate nderkombetare faktojne vjedhjet e tij e te Velise dhe narkoministrave te denoncuara nga Ora News

Lexoni denoncimin e oficerit dixhital. sb

Doktorr ju uroj shendet

Une Jam punonjes i ministrise se brendshme. Te premten eshte bere debat pasi po kerkohet me ngulm sekuestrimi i arkivit dhe serverit tè ora njuz. Urdhri eshte i prer nga siper fare per sequestro por askush nuk e merr persiper ta ekzekutoj se eshte i jashtligjshem. Po behet gati aksion i antiligjor ndaj ora njuz duke i sulmuar edhe me tatimet. Synimi eshte marrja e arkivit per te asgjesuar cdo dokument dhe video qe disponon ai televisione dhe qe jane kompromentuese per Ramen,Veliun,e ministra.Ne jemi ne presion shume te madhe qe te kryejm akte te paligjeshme.Ju drejtohem ju me shprese qe te ngrini zerin dhe ne te shpwtojme nga pressioni. Zoti te dhente shendet.

Anonim te lutem

Vendi Lajme Ora News Lajmi i fundit sali berisha sulmi ndaj rtv ora dhe ora news skandal server arkiv

EMISIONET