“REFUZIMI” I GAZIT AMERIKAN/ Zeka: Kosova po rrezikon marrëdhëniet me SHBA-në me mospërfshirje

Kosova rrezikon të humbasë mbështetjen strategjike të SHBA-së për shkak të mosangazhimit në projektet e gazit amerikan. Ky është paralajmërimi i drejtorit ekzekutiv të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka.

“REFUZIMI” I GAZIT AMERIKAN/ Zeka: Kosova po rrezikon

Kosova po dërgon sinjale negative ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke mos iu bashkuar projekteve rajonale për gazin e lëngshëm natyror, vlerëson drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka.

Sipas tij, përfshirja në projektet amerikane nuk ka vetëm rëndësi energjetike, por edhe strategjike dhe gjeopolitike. Ai paralajmëron se mungesa e vullnetit nga Kosova mund të ndikojë negativisht në raportet me aleatin kryesor të vendit.

Duke komentuar mungesën e interesimit të Kosovës për këtë projekt, Zeka tha se vendi po jep një mesazh të gabuar ndaj Uashingtonit.

Në një intervistë për Ekonomia Online, drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë,

paralajmëroi se dëmi më i madh mund të jetë në aspektin strategjik dhe në raport me synimet euroatlantike të vendit

Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk është përfshirë në projektet që zgjerojnë ndikimin energjetik të Shteteve të Bashkuara në rajon përmes projekteve të gazit të lëngshëm natyror.

EMISIONET