Olivia Rodrigo shënon susksesin më të madh të karrierës së saj me albumin e ri 'You Seem Pretty Sad for a Girl So in Love'.

Olivia Rodrigo shënon susksesin më të madh të karrierës

Këngëtarja amerikane Olivia Rodrigo ka shënuar javën më të suksesshme të karrierës së saj deri më tani, pas publikimit të albumit të ri “You Seem Pretty Sad for a Girl So in Love”, i cili është renditur në vendin e parë në klasifikimin e albumeve në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas të dhënave të industrisë muzikore në Mbretërinë e Bashkuar, albumi i tretë i artistes ka shitur rreth 103,000 njësi në javën e parë të publikimit, duke regjistruar debutimin më të fortë në karrierën e saj.

“Faleminderit shumë për këtë vend të parë! Do të thotë shumë për mua. Kam shkruar shumë nga këto këngë në Mbretërinë e Bashkuar, ndaj e bën edhe më të veçantë. Faleminderit të gjithëve që po i dëgjoni. Mezi pres ta vendos këtë në raftin tim të trofeve!”, është shprehur artistja.

Ky sukses shënon rikthimin më të fortë të artistes që nga viti 2021, duke e konsoliduar edhe më tej pozicionin e saj në skenën ndërkombëtare.

EMISIONET