Bad Bunny artisti i parë latino-amerikan që kalon 1 miliard dollarë të ardhura nga turnetë

Bad Bunny artisti i parë latino-amerikan që ka gjeneruar më shumë se 1 miliard dollarë të ardhura nga turnetë e tij muzikorë. Suksesi i fundit vjen falë turneut botëror Debí Tirar Más Fotos World Tour, i cili nisi në vitin 2025 dhe pritet të përfundojë në korrik 2026.
Deri më tani, turneu ka gjeneruar rreth 360 milionë dollarë të ardhura dhe ka shitur 2.4 milionë bileta në 41 koncertet e para.
Artisti portorikan regjistroi një tjetër arritje të rëndësishme me 10 koncertet e zhvilluara në Madrid, ku shiti rreth 623 mijë bileta.
Kjo e vendosi pjesëmarrjen totale të turneut në 2.36 milionë spektatorë, duke thyer rekordin e vendosur nga Take That me turneun Progress Live në vitin 2011.
Kjo nuk është hera e parë që artisti shkruan historinë e muzikës. Në vitin 2020, ai u klasifikua nw Billboard 200, ndërsa në vitin 2022 ai u bë artisti i parë jo-anglishtfolës që kryesoi renditjen vjetore të artistëve më të suksesshëm.

