Malësi e Madhe/ Zbulohen 306 bimë k*nabisi, arrestohen dy autorët e dyshuar

Malësi e Madhe/ Zbulohen 306 bimë k*nabisi, arrestohen dy autorët

Operacioni antidrogë i zhvilluar ditën e sotme në fshatin Vanaj të Malësisë së Madhe, vendosi në pranga dy shtetas shqiptarë. Sipas njoftimit të policisë, bëhët e ditur se gjatë operacionit janë gjetur të kultivuara 306 bimë të dyshuara si Cannabis Sativa për të cilat u bë asgjësimi ndërmjet djegies.

Në prangat e policisë ranë një shtetas 40-vjeçarë banues në fshatin Guci e Re, së bashku me një 43-vjeçar, të dyshuar si autorë për kultivimin e bimëve narkotike. Eshtë bërë referimi i materialeve procedurale në Prokurorinë e Shkodrës për tu ndërmarrë hetime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Malësi e Madhe/Finalizohet operacioni i koduar “Flagranca”, goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Ivanaj.   

Kapën në flagrancë në parcelën ku ishin kultivuar bimët narkotike dhe vihen në pranga 2 shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, si rezultat i hetimeve intensive të kryera me metoda proaktive, për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, finalizuan operacionin e koduar “Flagranca”.

Gjatë operacionit, në territorin e fshatit Ivanaj, u gjetën të kultivuara 306 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Shërbimet e Policisë kapën në flagrancë në vendin ku ishin kultivuar bimët narkotike dhe arrestuan shtetasit N. Z., 40 vjeç, banues në fshatin Guci e Re, dhe K. P., 43 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, të dyshuar si autorë të kultivimit të këtyre bimëve.

Kontrollet vijojnë në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, me qëllim parandalimin dhe goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

EMISIONET