Zbardhet dëshmia e shefit të Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe, Mentor Hasanaj, i cili mbeti i plagosur në një atentat me armë zjarri që i bënë paraditen e 11 tetorit, teksa udhëtonte me makinë zyrtare.

Ai i ka thënë grupit hetimor se nuk ka konflikt me njeri dhe as kohët e fundit nuk ka pasur debate. Hasanaj thotë se dyshon që atentati të ketë lidhje me ndonjë ngjarje tjetër.

Dëshmia është marrë nga grupi hetimor i Shkodrës me asistencën dhe të Tiranës.

Mësohet se më përpara Hasajan ka patur konflikte me disa të afërm për pronat, kjo është dhe një pistë hetimi.

Identifikimi i autorit Identifikimi i 19 vjeçarit, Ilirjan Hasanaj është bërë nga kamerat e sigurisë së zonës në Dobrac ku i riu ka kaluar.

Motori, rrobat që ka pas veshur i ka lënë tek motori si dhe ka harruar dy celularët.

Sulmi me breshëri la të plagosur edhe të atin e zyrtarit vendor, ndërsa bashkëshortja shpëtoi pa lëndime.

Lexo dhe:

Atentati ndaj shefit të Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe, gjendet motorçikleta e përdorur nga autori