Bilanci zyrtar: Deri tani 27 viktima nga tërmeti

Bilanci zyrtar: Deri tani 27 viktima nga tërmeti

Bilanci zyrtar i viktimave të tërmetit është 27 jetë të humbura.

Shifra bëhet e ditur nga ministrja e Mbrojtjes, e cila thotë se 12 janë nga Durrësi, 13 nga Kruja, 1 nga Thumana dhe 1 nga Lezha.

Ndërkohë po punohet për nxjerrjen e te tjerë trupave në Thumanë e Durrës.

Ndërsa nga raportimet në terren, mësohet se bëhet fjalë për me shumë viktima.

Shifrat janë ende në përditësim, pasi ka persona nën rrënoja.

Ministria tha se janë mbi 600 persona të cilët janë plagosur.

Kryeministri Rama shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Tiranë dhe Durrës, ndërsa dita e sotme është zi kombëtare.

EMISIONET