Investuan në Shqipëri fitimet nga aktiviteti i dr*gës, Prokuroria e Shkodrës çon në gjyq dy persona

Investuan në Shqipëri fitimet nga aktiviteti i dr*gës, Prokuroria

Prokuroria e Shkodrës ka dërguar në gjyq për pastrim parash dhe fshehje pasurie dy anëtarë të një familjeje, të cilët akuzohen se të ardhurat nga aktiviteti kriminal i drogës i kanë investuar në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme në Shqipëri.

Hetimet e nisura nga viti 2019 përfunduan së fundmi dhe dosja i është dërguar Gjykatës për proces, me veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Të pandehurit janë G.M., si autori kryesor dhe familjarja e tij K.M.

“Nga hetimet e zhvilluara në kuadër të procedimit penal nr.2216, të vitit 2019, rezultoi se shtetasi G.M., i hetuar më parë për vepra penale në fushën e narkotikëve, dyshohet se ka investuar dhe transferuar përfitime të ardhura nga veprimtari kriminale në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe në aktivitete të tjera ekonomike. Hetimet kanë evidentuar gjithashtu veprime financiare dhe pasurore të kryera në emër të familjarëve të tij, shtetasen K.M.”, thuhet në dosjen e organit të akuzës.

Gjatë hetimit janë administruar të dhëna nga institucione shtetërore, bankare, tatimore dhe kadastrale, si dhe u krye ekspertim financiar, nga i cili rezultoi një mospërputhje e konsiderueshme ndërmjet pasurive të zotëruara dhe të ardhurave të ligjshme të dokumentuara.

EMISIONET