GJKKO rrëzon Veliajn: Do të qëndrojë në kafazin e xhamit, seancat çdo javë dhe jo transmetim live

GJKKO rrëzon Veliajn: Do të qëndrojë në kafazin e

Gjykata e Posaçme, në seancën e sotme ndaj kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj dhe bashkëpunëtorëve të tij, ka vendosur rrëzimin e kërkesës për transmetim live të seancave.

Në lidhje me këtë kërkesë, GJKKO tha se është shprehur me një vendim të mëparshëm për këtë çështje pas kërkesës së bërë nga mediet.

Po ashtu, GJKKO ka rrëzuar edhe kërkesën e Veliajt nga kafazi i xhamit, me arsyetimin se qëndrimi në kafazin e xhamtë në proceset gjyqësore nuk i prezumon Veliajt pafajësinë.

Seanca e ardhshme në Gjykatën e Posaçme për Veliajn dhe bashkëpunëtorët e tij do të zhvillohet më 23 qershor, në orën 10:00.

Sa i përket kërkesës për zhvillimin e seancave çdo dy javë, gjykata ka qenë në të njëjtën linjë me SPAK-un, seancat do të zhvillohen çdo javë. Për këtë vendim, GJKKO argumenton se ligji parashikon gjykim të pandërprerë.

Ndërkohë pezullohen afatet e paraburgimit për Veliajn.

SEANCA GJYQËSORE

GJKKO rrëzon Veliajn: Do të qëndrojë në kafazin e

Në seancë, avokati (nën hetim nga SPAK-u) i Veliajt, Plarent Ndreca parashtroi 5 kërkesat e klientit të tij të burgosur që prej 10 shkurtit të vitit të kaluar.

Por argumentet e Ndrecës janë rrëzuar nga dy prokurorët e çështjes, Altin Dumani e Ols Dado.

Plarent Ndreca: Kemi bërë 5 kërkesa për vendosjen e procesit në shinat ligjore, këmbëngulim. E para sa i takon publicitetit gjyqësor që i nxirrni kamerat sapo nisim ne. Nuk ka asnjë pengesë kushtetuese pse të mos transmetohet seanca. Fakti që vjen në sallë një punonjëse administrative dhe na pyet kur është dakord e kush jo për filmim, është ndërhyrje drejtpërdrejt në sallë.

Moslejimi i filmimit të këtij procesi goditje e të drejtës kushtetuese që kanë mediat. Kërkoj të lejohen kamerat që të filmojnë live procesin

Vlerësojmë që duhet garantuar prezenca e Veliajt i lirë jashtë kafazit të xhamit. Mos prezenca apo mos lejimi afër avokatit cënon prezumimin e pafajësisë, dinjitetin njerëzor, ndikon në proces dhe nuk mund të vijojë pa qenë prezent siç kushtetuta parashikon. Komiteti i Helsinkit e konsideron cënim i dinjitetit njerëzor kur nuk ka arsye për tu vlerësuar e kundërta. Kafazi i xhamit është kthyer në rregull ndërkohë që duhet të jetë përjashtim. Nuk paraqet asnjë rrezik për mbarëvajtjen e procesit. Kërkoj të garantoni të jetë përkrah avokatit të tij i liri, të bëjë mbrojtjen e tij siç kushtetuta ia ka garantuar.

Për sa kohë nuk jemi njohur me provat në këtë fazë dhe ju thatë se nuk përbën pengesë në këtë kafaz”, na jepni kohë të njihemi me to.

Akoma nga SPAK s’na është kthyer përgjigje, për mënyrën e administrimit të kallëzimeve të Nesti Angonit dhe Nasta Pëllumbit. Vlerësojmë se lidhet me këtë fazë të procesit!

Lënia e seancës nga ana juaj 1 herë në javë është afat shumë i ngushtë që nuk na jep mundësi të komunikojmë me të mbrojturit prej nesh. Të kemi prezencë reale e mbrojtje efektive.

Këto janë 5 kërkesat tona që pranimi i tyre besoj do e vendoste në shina këtë proces ligjor, patjetër kemi edhe kërkesa për pavlefshmëri aktesh.

Prokurori Altin Dumani: Për seancën publike gjykata ka marrë vendim, pa prezencë kamerash me transmetim live. Nuk mund të krahasohen seanca publike me seanca live. Ligji parashikon qartë, thuhet seancë publike, sot kemi prezent gazetarë e persona të interesuar. Nuk bazohet në ligj kërkesa për transmetim live. Në çështjet penale në rajon, Evropë apo në SHBA, nuk transmetohet live. Gjykata është shprehur disa herë për seancë publike jo live.

Për datën e seancës gjykata të shohë mundësinë ta bëjë çdo ditë seancën. Por duke qenë se jemi prokurorë dhe e shikojmë ngarkesën që ka gjykata e shikojmë shumë normale lënien e seancave 1 herë një javë.

Prokurori Ols Dado: Xhami garanci në sallë, i pandehuri qëndron vetëm, GJEDNJ e ka trajtuar me vendim e saj. Thotë se nuk përbën element poshtërues. Kërkesa e të pandehurit të mos pranohet.

Hapja e provave digjitale nuk ka lidhje, janë të pasqyruara në fashikujt hetimorë. Nuk shikoj se hapja e një prove digjitale çon në pavlefshmëri

Me kallëzimin anonim të Nesti Angonit e Nasta Pëllumbi, janë të paidentifikuara të përfshirë në aktet hetimore dhe do debatohen në debatet gjyqësore. Janë pasqyruar. I keni në fashikuj edhe kallëzimet. Kur them kallëzimet i përmbahem numrit, datës. Jemi në themel për të debatuar çdo formë.

EMISIONET