Lady Gaga "zbulon" historinë e vërtetë pas hitit botëror “Poker Face!”

Lady Gaga  "zbulon" historinë e vërtetë pas hitit

Kënga e famshme e Lady Gagas, “Poker Face”, vazhdon të jetë një nga hitet më të njohura të muzikës pop, por shumë dëgjues ende nuk e dinë kuptimin e saj të vërtetë.

Sipas vetë artistes, kënga flet për përvojën e saj personale me biseksualitetin. Ajo ka shpjeguar se e shkroi këngën duke u bazuar në situata kur ishte në një lidhje me një burrë, ndërsa në mendje fantazonte për një grua.

Termi “poker face” simbolizon aftësinë për të fshehur emocionet dhe mendimet e saj nga partneri, në mënyrë që ai të mos e kuptonte se çfarë po mendonte në të vërtetë.

Tema u rikthye së fundmi në qendër të vëmendjes në TikTok, pasi një krijuese përmbajtjeje analizoi tekstin e këngës dhe theksoi se vargje si “She’s got me like nobody” nuk i referohen një rivaleje, por gruas për të cilën Gaga po mendonte fshehurazi.

Kënga përdor shumë referenca nga bota e pokerit dhe kazinove, si “Russian roulette”, “folding” dhe “hard pair”, të cilat nuk janë vetëm metafora loje, por edhe aludime për përvojat dhe dëshirat që artistja po përshkruante.

Lady Gaga nuk e ka fshehur kurrë këtë interpretim!

Ajo ka folur hapur për biseksualitetin e saj dhe mënyrën se si përvojat personale ndikuan në muzikën e saj të hershme. E publikuar në vitin 2008 nga albumi “The Fame”, “Poker Face” u rendit në vendin e parë në më shumë se 20 vende dhe mbetet një nga këngët më të suksesshme dhe më të shitura në historinë e muzikës pop. 

Gaga ka ndarë për herë të parë vështirësitë e mëdha me të cilat u përball gjatë xhirimeve të filmit të suksesshëm “A Star Is Born”, duke zbuluar se ishte nën ndikimin e ilaçeve gjatë gjithë periudhës së xhirimeve dhe se më pas përjetoi një episod psikotik që e çoi drejt kolapsit total emocional.

Filmi, ku Gaga interpreton krah aktorit dhe regjisorit Bradley Cooper, i solli asaj lavdërime të shumta nga kritika, si dhe një çmim Oscar për “Këngën më të mirë origjinale” me hitin “Shallow”. Megjithatë, pas ekranit, jeta e artistes ishte larg shkëlqimit që publiku shihte.

EMISIONET