Veliaj kapet sërish “mat”/ Me skema në GJKKO, ja e vërteta për fashikujt

Veliaj kapet sërish “mat”/ Me skema në GJKKO, ja e

Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, ka vijuar sërish me skenarët e tij për t’iu shmangur drejtësisë.

Kjo teksa këtë të martë në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca e gjyqit në themel, Veliaj ka zgjedhur të mos jetë i pranishëm dhe arsyeja lidhet me një të pavërtetë të përsëritur prej tij.

Përmes një deklarate që i ka dërguar gjykatës, Veliaj shprehet se nuk do të jetë i pranishëm për shkak se nuk i janë dorëzuar të gjithë fashikujt e dosjes ndaj tij.

"Nuk do të jem i pranishëm, pasi SPAK-u nuk ka zbatuar vendimin e Gjykatës për të dorëzuar fashikujt e munguar dhe provat digjitale dhe të mundesojë të marr pjesë si njeri i lirë në sallën e gjyqit. Kërkoj të përfaqësohem nga avokati Plarent Ndreca",-ka deklaruar Veliaj.

Duket se kryebashkiaku, që ndodhet në qelitë e burgut të Durrësit që prej arrestimit të tij më 10 shkurt 2025, nuk u ndahet skemave të tij për t’iu shmangur drejtësisë, por edhe frikës nga ‘kafazi’.

Por ja si qëndron e vërteta lidhur me fashikujt.

Të martën e 23 marsit 2026, gjatë seancës në GJKKO ndaj Veliajt, u zbuluan detaje shokuese nga procesverbali i dorëzimit të akteve që ka ndodhur në paraburgim.

Siç u shpreh asokohe prokurori Ols Dado, Veliaj jo vetëm ka refuzuar marrjen e akteve, por ka kërcënuar edhe Samet Gurgurin, oficerin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, duke iu drejtuar me fjalë fyese, joetike dhe kërcënuese, duke i thënë “Pis, nuk kam për ta falur”.

“Procesverbali e thotë qartë. Në zbatim të urdhrit kanë shkuar në IEVP Durrës dhe kanë kontaktuar me Erion Veliaj. Që në fillim, Erion Veliaj ka shfaqur sjellje kundërshtuese, edhe fyese ndaj hetuesve të BKH-së. Ka qenë reagim joetik dhe fyes, duke refuzuar të marrë aktet. Në këto kushte është larguar dhe ka vënë në dijeni të gjithë zinxhirin në burg, që nga juristët e deri te drejtuesit. Ata të gjithë së bashku kanë shkuar t’i sqarojnë Erion Veliajt arsyen. Është kundërshtuar dhe Veliaj i është drejtuar me fjalët 'Gruaja ime abortoi dy herë. Më keni shkatërruar. Ols Dado ka 30 apartamente. Ky pis, abortin e dy fëmijëve të mi s’kam për ta falur.' Më pas, në një dhomë janë vendosur nga Samet Gurguri dhe juristët e IEVP dokumentet dhe aktet në paraburgim”,-tha Dado.

Kjo lëvizja “mashtruese” e Veliajt tregon edhe njëherë se kryebashkiaku mendon se nga burgu mund të mashtrojë opinionin publik, ndërsa e vërteta është se aktet e gjykatës i kanë marrë avokatët e tij.

“Përkëdheljet” e Veliajt ndërsa qëndron në qeli prej rreth 16 muajsh, nuk e shpëtojnë dot kryebashkiakun ndaj të cilit rëndojnë 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, teksa bashkë me avokatët e tij kujton se mund të bëjë cirqe me gjykatën./CNA

EMISIONET