Tensionet në familjen Beckham thellohen: akuza për “skenim” pas vizitës së Harper!

Tensionet në familjen Beckham thellohen: akuza për

Përçarja brenda familjes David Beckham duket se po vazhdon të zgjerohet, pas një episodi të ri që ka ndezur debat në media dhe rrjetet sociale.

Pas ceremonisë ku Beckham u nderua me një yll në Hollywood Walk of Fame, vajza e tij 14-vjeçare, Harper Beckham, u fotografua teksa mbërrinte në shtëpinë e vëllait, Brooklyn Beckham, për t’i dorëzuar një letër.

Megjithatë, përfaqësuesit e Brooklyn Beckham dhe bashkëshortes së tij, Nicola Peltz, kanë deklaruar se momenti nuk ishte spontan, por i organizuar për mediat.

“Prania e fotografëve në atë moment tregon se gjithçka ishte e planifikuar,” thuhet në reagimin e tyre, duke e cilësuar ngjarjen si një “skenë të kuruar për kamerat”.

Harper mbërriti në rezidencën e vëllait pak orë pas ceremonisë në Hollywood, ku ishte e pranishme së bashku me nënën e saj Victoria Beckham dhe vëllezërit Romeo dhe Cruz Beckham. Mungesa e Brooklyn në këtë event familjar ra menjëherë në sy.

Ndërkohë, Brooklyn Beckham publikoi në rrjetet sociale se ndodhej në New York, ku po merrte pjesë në një aktivitet kulinarie, duke shpjeguar mungesën e tij në ceremoninë familjare.

Gjatë fjalimit të tij në Hollywood Walk of Fame, David Beckham falënderoi të gjithë fëmijët e tij dhe shprehu dëshirën që familja të qëndrojë e bashkuar në të ardhmen, pavarësisht tensioneve të raportuara.

Marrëdhëniet brenda familjes Beckham janë përfolur prej muajsh, me akuza të ndërsjella dhe deklarata publike që kanë thelluar më tej ndarjen mes Brooklyn dhe pjesës tjetër të familjes.

EMISIONET