Kryetari i PD-së Lulzim Basha deklaron se numri I viktimave nga covid-19 është shumë herë më I lartë se ai që deklarohet zyrtarisht.

Edi Rama po gënjen dhe po fsheh numrin e viktimave të COVID-19 në Shqipëri. Ne kemi detyrën të shpërndajmë të vërtetën në emër të jetëve të humbura” shkruan Basha sot në nje status në facebook.

Por mjekët e Spitalit Infektiv hedhin poshtë akuzat e kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha ka fshehje të numrit të të vdekurve nga koronavirusi në spitalet e Tiranës.

Përmes një videomesazhi Drejtoresha e Spitalit Infektiv, Najada Çomo hedh poshtë akuzat. Ky video mesazh nuk u shpërnda për të gjitha mediat.

“Shprehim publikisht habinë tonë për akuzat e bëra dje nga kreu i PD-së Lulzim Basha në një emision televiziv.

Janë akuza tronditëse që vënë në goditje profesionalizmin tonë si mjek por janë dhe goditje të befasishme të përpjekjeve tona më shumë se 9 mujore me COVID-19.

 Nuk duhej kurrësesi të arrihej deri këtu dhe nuk është aspak dëshira jonë që të merremi me deklarata publike, por përballë akuzash të tilla e kemi të domosdoshme të informojmë opinionin publik si vijon.

Nuk është kurrësesi e vërtetë që janë fshehur vdekjet nga COVID-19 dhe themi me përgjegjësi të plotë që kjo jo vetëm është praktikisht dhe teorikisht e pamundur.

Çdo pacient që ndërron jetë, përcillet për në morg së bashku me kartelën shoqëruese.

Kartela bashkëshoqëruese përmban dhe arsyen e vdekjes së qytetarit, firmosur dhe vulosur me përgjegjësi profesionale e ligjore nga mjeku që e ka trajtuar deri në momentin e fundit nga mjeku që ka konstatuar vdekjen e personit.


Shkaku i vdekjes së një pacienti në spital nuk mund të përcaktohet as nga politikanët as nga kushdo qoftë përveç mjekut përkatës.

Në deklaratë paralajmërohet se nëse kjo akuzë do të përsëritet, ne do të ftojmë organet kompetente të hetojnë duke bërë verifikimin e çdo kartele mjekësore.

Lexo dhe: Shkove shumë larg… flasim nesër “ Rama i përgjigjet ashpër Bashës

Hesht Morgu dhe QSUT

Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore nuk ka preferuar të përfshihet në këtë debat duke u shprehur se Morgu nuk është në varësi të Mjekësisë Ligjore.  Në përgjigje të interesit të gazetares së Ora Neës ai është shprehur se këto raste janë në varësi të QSUT.

Ndërsa QSUT thotë se nuk do të ketë asnjë reagim pasi “nuk merret me deklarata politike”

Ka reaguar edhe ministrja e Shendetesise : Po nxitet dhuna ndaj mjekëve

Çfarë deklaroi Basha?

“Autoritet shtetërore kanë fshehur nurmin real të viktimave nga COVID-19. Fakti teonditës është bërë publik nga kryetari i opozitës Lulzim Basha, gjatë intervistës në emisionin Opinion në TV Klan, më 19 nëntor.

“Situata edhe më e rëndë është gjatë muajit nëntor që ende nuk është mbyllur. Në 17 ditët e para të muajit janë raportuar 128 viktima, ndërsa shifrat reale tregojnë se numri i vdekjeve gjatë këtyre ditëve është më shumë se dyfish, plot 315 vdekje.

Data 9 nëntor rezulton si më tragjike sa i përket fataliteteve ku ministria e shëndetësisë ka raportuar numrin më të lartë të vdekjeve, 11, ndërsa shifrat reale sipas të dhënave të publikuar nga Basha, janë 26 viktima nga COVID-19” u shpreh Basha ndërsa publikoi dhe dokumentin.