Bayerni arrin akord me yllin e Marokut që i shënoi Brazilit

Bayerni arrin akord me yllin e Marokut që i shënoi Brazilit

Bayern Munich është pranë finalizimit të një tjetër përforcimi të rëndësishëm për sezonin e ri, pasi ka arritur një marrëveshje verbale me PSV Eindhoven për transferimin e mesfushorit Ismael Saibari.

Sipas raportimeve, palët kanë rënë dakord për kushtet e transferimit, ndërsa futbollisti pritet t’i nënshtrohet kontrollit mjekësor javën e ardhshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përpara se marrëveshja të zyrtarizohet.

Saibari do të firmosë një kontratë afatgjatë me kampionët gjermanë, e vlefshme deri në qershor të vitit 2031, duke konfirmuar besimin e Bayernit te potenciali dhe e ardhmja e lojtarit.

Mesfushori maroken ka spikatur me paraqitjet e tij te PSV, duke u kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës holandeze falë cilësive teknike, vizionit në lojë dhe kontributit në fazën sulmuese. Ai i shënoi Brazilit në sfidën e parë të Botërorit me një goditje fantastike.

EMISIONET