Akuzat për fshehje të qëllimshme të viktimave nga Covid, reagon Ministria e Shëndetësisë: Po nxitet dhuna ndaj mjekëve

Akuzat për fshehje të qëllimshme të viktimave nga Covid,

Zëvendës Ministri i Shëndetësisë Albert Nikolla ka dalë në një deklaratë për shtyp ditën e sotme ku mohon akuzat e ngritura nga Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha për fshehjen e qëllimshme të numrave të numrit të viktimave nga Covid. Ai  tha se këto akuza cenojnë rëndë dinjitetin e mjekëve dhe nxit agresivitetin ndaj tyre

Nikolla:  Akuza e lëshuar mbrëmë nga Kryetari i Partisë Demokratike, Z. Lulzim Basha, për fshehje të qëllimshme të numrave të qytetarëve që kanë ndërruar jetë, cenon rëndë dinjitetin e mjekëve tanë dhe nxit agresivitetin ndaj tyre, në një kohë kur ata janë aseti më i paçmueshëm që Shqipëria ka në përballjen me pandeminë. Është e paimagjinueshme që ndërkohë që qeveria ka bërë gjithçka për paralizimin e burimeve të dhunës fizike ndaj mjekëve në këto vite, sot opozita ta stimulojë këtë dhunë me një akuzë të tillë e cila fajëson direkt ata, sepse janë mjekët dhe askush tjetër që përcaktojnë shkaqet e fataliteteve në kartelat mjekësore të pacientëve.

Vendi Lajme ministria e shendetesise Aktualitet akuzat albert nikolla

EMISIONET