Zgjedhësit socialistë kanë shqetësim primar pandeminë, opozitarët korrupsionin, të pavendosurit papunësinë
Për elektoratin socialist shqetësimi më i madh me të cilin po përballen sot në Shqipëri është pandemia e koronavirusit, sipas sondazhit të publikuar nga Rtv Ora dhe Antonio Noto.
Ndryshe prej tyre, zgjedhësit aktualë të PD dhe LSI shqetësim kryesor kanë korrupsionin.
Elektorati i partive të tjera shqetësim primar ka papunësinë së bashku me të pavendosurit, ndërsa zgjedhësit që nuk votojnë kanë problem kryesor situatën ekonomike.
Këto janë statistikat e tabelës së tretë të sondazhit të dytë në nivel kombëtar të përgatitura nga Antonio Noto e Rtv Ora prezantuar në studion e emisionit “Tempora” (E martë 23 shkurt 2021)

Gjithsej u prezantuan 17 tabela.
Klikoni për rezultatet e Sondazhit të dytë kombetar:
Orientimi i votës: PD dhe partitë e tjera rriten me 1% nga 19 janari, PS dhe LSI bien me 1%
Projeksioni per Shkodrën:
Opozita e bashkuar fituese me 55.5% në Shkodër, 34% PS, rriten ndjeshëm partitë e tjera
Projeksioni per Elbasanin:
Ja si ndahet vota mes PS dhe opozitës në Elbasan, PDIU e humb fuqinë elektorale, rritet PD
19 janar 2021: Sondazhi i Pare Kombëtar i Rtv Ora & Notto: Tkurren PS e LSI, rritet PD. Ja çfarë ndodh në Tiranë e Durrës
