Sondazhi Rtv Ora & Noto: Shqetësimi kryesor i shqiptarëve është Covid 19, për të rinjtë papunësia
Shqetësimi më i madh për shqiptarët aktualisht, qofshin meshkuj apo femra, është menaxhimi i Covid 19.
Ky është rezultati i tabelës së parë të sondazhit të dytë në nivel kombëtar të përgatitura nga Antonio Noto e Rtv Ora prezantuar sot në studion e emisionit "Tempora" (E martë 23 shkurt 2021)
Të anketuarve u është bërë pyetja: Cili është shqetësimi më i madh me të cilin përballeni sot në Shqipëri?
Të anketuarit janë ndarë sipas gjinisë dhe grupmoshës.
Pas pandemisë, shqetësime të tjera janë papunësia, situata ekonomike, korrupsioni, niveli i pagave, mungesa e shpresës, mosndëshkueshmëria, krimi i organizuar dhe emigracioni.
E parë nga grupmoshat e pyetura në këtë sondazh bën përshtypje se pandemia është shqetësimi më i madh për personat mbi 54 vjeç, për moshën 35-54 vjeç është korrupsioni, ndërsa për të rinjtë qofshin të moshës 25-35 vjeç apo 18-24 vjeç shqetësim kryesor është papunësia.
Gjithsej u prezantuan 17 tabela.

Klikoni për rezultatet e Sondazhit të dytë kombetar:
Orientimi i votës: PD dhe partitë e tjera rriten me 1% nga 19 janari, PS dhe LSI bien me 1%
Projeksioni per Shkodrën:
Opozita e bashkuar fituese me 55.5% në Shkodër, 34% PS, rriten ndjeshëm partitë e tjera
Projeksioni per Elbasanin:
Ja si ndahet vota mes PS dhe opozitës në Elbasan, PDIU e humb fuqinë elektorale, rritet PD
