EMRI+FOTO/ Atentat në Sarandë, dy persona të maskuar qëllojnë 'kazanovën' e Sarandës. Autorët "ia mbathin" me motor

EMRI+FOTO/ Atentat në Sarandë, dy persona të maskuar

Mbrëmjen e kësaj të premteje në lagjen nr. 4 të Sarandës janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Sipas informacioneve paraprake, i plagosur ka mbetur Thimjo Rubati, alias Sandri Rubati, i cili u qëllua nga dy persona të maskuar.

Emri i tij nuk është i panjohur për policinë pasi në vitin 2002 është arrestuar për trafikim minorenësh ndërsa në vitin 2012 për rrëmbimin e një 16-vjeçareje.

50-vjeçari është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Sarandës për të marrë ndihmë mjekësore.

EMRI+FOTO/ Atentat në Sarandë, dy persona të maskuar

Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Rrethanat e ngjarjes dhe motivet e sulmit mbeten ende të paqarta. Grupi hetimor po punon për mbledhjen e provave, verifikimin e kamerave të sigurisë dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

EMISIONET