"Xhaxhai" i Ndrangheta-s në Shqipëri, do të ekstradohet në Itali
Ministria e Drejtësisë ka firmosur dosjen e ekstradimin të Bujar Sejdinit, të njohur ndryshe me nofkën “Xhaxhai” drejt shtetit italian ku akuzohet si anëtar i klaneve të grupit mafioz ndragheta .
Vendimi për ekstradimin e 61-vjeçarit është marrë pasi autoritetet italiane e kanë shpallur në kërkim si pjesë e familjes mafioze "Belloço".
Sipas vendimit të firmosur nga ministrja Etilda Gjonaj, Sejdini do të niset drejt shtetit italian brenda datës 25 nëntor përmes strukturave të interpolit. Sipas hetimeve të autoriteteve italiane, ai dyshohet se ka marrë pjesë në trafikun e kokainës, pasi ka udhëtuar nga Italia në Spanjës për blerjen e rreth 20 kilogramëve kokainë.
Droga është blerë për llogari të grupit mafioz Balloco, ndërsa Sejdini dyshohet se është personi që ka negociuar me trafikantët.
Organizata kriminale ku bënte pjesë Sejdinaj u godit nëntorin e kaluar në Itali ku autoritetet frmosën 45 urdhër-arreste, mes të cilëve edhe për disa shqiptarë.
Bujar Sejdini u arrestua gjatë një operacioni ndërkombëtar të zhvilluar në të njëjtën kohë në Shqipëri, Itali, Argjentinë dhe Costa Rikë.
Gjatë operacionit të koduar “Magma 2020”, u arrestuan 6 persona në total, 2 në Shqipëri, 3 në Argjentinë dhe një në Kosta Rikë.
Në vendin tonë policia e shtetit angazhoi forcat RENEA për ekzekutimin e vendimeve të gjykatave duke prangosur dhe Ardian Cekini, ndalimi i të cilit u krye në qytetin e Elbasanit pasi autoritet italiane e kishin shpallur në kërkim për pjesëmarrje në organizatë kriminale.
Finalizimi i këtij operacioni është vijim i hetimeve të nisura prej vitit 2007, ku të ndaluarit Ky grup kriminal kishte aftësinë të kryente trafik kokaine me vlere 45 milionë euro ne vit.
Lexo dhe: Kur u arrestua “Xhaxhai”, përfaqësuesi i Ndrangheta-s në Shqipëri dhe Ballkan
