VIDEO/ Turistët italianë, valle në Karaburun

VIDEO/ Turistët italianë, valle në Karaburun

Drejtuesi i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, publikoi sot në rrjetet sociale një video ku shfaqen turistë italianë duke kërcyer në një anije turistike në bregdetin e Karaburunit.

Pamjet, e realizuara në një nga zonat më të frekuentuara të bregdetit të jugut, tregojnë turistë të huaj që shijojnë detin dhe atmosferën verore, ndërsa Karaburuni vijon të mbetet një nga destinacionet e preferuara nga vizitorët vendas dhe të huaj.

“Turistët italianë na “vjedhin” vallen shqiptare në Karaburun. Ku janë “patriotët” t’i përzemë menjëherë?!”, shkruan Balla.

Shqipëria ka shënuar vitet e fundit rritje të ndjeshme të numrit të turistëve. Bregdeti i Vlorës dhe zonat përreth, përfshirë Karaburunin, janë kthyer në pika të rëndësishme të promovimit të turizmit natyror dhe atij detar.

Sazan-Karaburuni, i vetmi park detar kombëtar i Shqipërisë, që ndodhet në Vlorë është kthyer vitet e fundit në një destinacion turistik, ku vizitorë të shumtë vendas e të huaj udhëtojnë me anijet turistike që nisen nga porti i Vlorës.

Me një shtrirje detare rreth 1,9 km në këtë park detar ndodhen monumentet e natyrës, Shpella e Haxhi Aliut (atraksioni më i vizituar nga turistët), gjiri natyror dhe kulturor i Gramës (skaji më i largët jugor i parkut detar), ishullin e Sazanit, atraksioni më i madh që prej hapjes së tij për publikun.

EMISIONET