Arrestohet "Xhaxhai", përfaqësuesi i Ndrangheta-s në Shqipëri dhe Ballkan
Policia e Shtetit informoi sot se Xhaxhai", përfaqësuesi i Ndrangheta-s në Shqipëri dhe në zonën e Ballkanit dhe në veçanti përfaqësuesi i familjes mafioze "Bellocco" është arrestuar në kuadër të një operacioni të përbashkët që u ndërmor njëkohësisht në Shqipëri, Itali, Argjentinë e Costa Rica.
Operacioni ndërkombëtar për goditjen e grupeve mafioze në fushën e trafikimit të drogave të forta u kodua "Magma 2020" dhe goditi pjesëtarë të organizatës mafioze "Ndrangheta”. Në pranga kanë rënë gjithsej 6 persona.
Në Shqipëri operacioni u krye në Tiranë
Shtetasi Bujar Sejdinaj është arrestuar në Tiranë me qëllim ekstradimin derjt Italisë.
“I quajtur "Xhaxhai", përfaqësuesi i Ndrangheta-s në Shqipëri dhe në zonën e Ballkanit dhe në veçanti përfaqësuesi i familjes mafioze "Bellocco".
Sejdinaj nga Ostreni i vogel i Peshkopisë por me banim në Tiranë dyshohet se " ka marrë pjesë në blerjen e rreth 20 kg kokainë në Spanjë" informon policia e shtetit.
Ndërkohë në Elbasan më 26 maj 2020 ishte arrestuar Adrian Cekeni, i cili ka qenë i shpallur në kërkim.
Në të njëjtën kohë në Argjentinë, në Buenos Aires u bë arrestimi i 3 të besuarve të Ndraghetas, Ferdinando Sarago, Giovanni di Pietro, Fabio Pompetti.

Roli i te arrestuarve ne Argjentine
Ferdinando Sarago, "korrier dhe njeri i besuar i Ndrangheta-s, i cili bënte lidhjen mes Amerikës së Jugut dhe Kalabrisë. Ky shtetas kryente për llogari të organizatës kriminale, detyra të ndryshme operative dhe transport të dokumenteve sekrete". Ai ishte profesion stilist.
Giovanni di Pietro – lindur në Romë, me emrin M. P., me banim në Buenos Aires, ishte personi që bënte lidhjet midis furnizuesve të drogës të Amerikës së Jugut dhe familjeve mafioze italiane. Gjithashtu merrej dhe direkt me eksportin e substancave narkotike; Di Pietro ishte me profesion avokat
Fabio Pompetti, - lindur në Argjentinë, bashkëpunëtor i ngushtë i F. M., i cili u arrestua edhe në operacionin e kryer në nëntor 2019. Shtetasi F. P., falë rrjetit të tij të bashkëpunëtorëve në Argjentinë, merrej sidomos me anashkalimin e kontrolleve doganore dhe pastrimin e parave; Pompetti ishte me profesion avokat.


Ne Costa Rica arrestohet bashkepronari i nje hoteli Casino
Në Costa Rica u arrestua bashkëpronar i një hoteli Casino në Costa Rica, i cili ishte bërë pikë referimi për organizatat kriminale.
"Me bashkëpunimin e Interpol San Hoze në Costa Rica u arrestua në qytetin Jaco, shtetasi Franco D’Agapiti, lindur në Velletri/Itali, bashkëpronar i një hoteli Casino në Costa Rica.
"Ky shtetas ishte vendosur në Costa Rica dhe ishte bërë pikë referimi për organizatat kriminale. Roli i tij ishte që të bënte të mundur dërgimin e kokainës në Itali, si dhe u siguronte anëtarëve të organizatës bazën logjistike dhe akomodimin në Costa Rica. " informoi policia e shtetit.

Ky grup kriminal kishte aftesine te kryente trafik kokaine me vlere 45 milione euro ne vit.
Operacioni në Tiranë ishte bashkëpunim i Interpol Tirana, DVP Tiranë dhe me mbështetjen e FAST ALBANIA, në koordinim nga Departamenti i Policisë Kriminale.
“Ky operacion, i koordinuar me forcat e Policisë argjentinase, të Policisë shqiptare dhe asaj të Costa Ricas, si dhe me UCI Albania, dëshmon se qasja globale ndaj Ndrangheta-s, e arritur përmes projektit I-CAN dhe bashkëpunimit ndërkombëtar policor, është mënyra kryesore për të luftuar një kërcënim që ka ndotur në heshtje ekonominë e mbi 30 vendeve të botës dhe që duhet të luftohet përmes një veprimi të fuqishëm të rrjetit” thuhet në njoftimin e policisë së shtetit.
Operacioni u krye falë bashkëpunimit ndërkombëtar policor dhe projektit I-CAN (Interpol - Bashkëpunim Kundër Ndrangheta-s).

