Vrau me thikë kunatin natën e ndërrimit të viteve, përfundojnë hetimet për Klajdi Shundin
Prokuroria e Tiranë përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim Klajdi Shundin, i akuzuar për vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare.
34-vjeçari goditi me thikë mbremjen e 31 dhjetorit bashkëshortin e motrës së tij Vladmir Zvezhda, i cili humbi jetën më pas në spital.
Para gjykatës autori ka pretenduar se nuk e mbante mend momentin kur e kishte goditur, ndërsa me viktimën kishin patur marrëdhënie të mira dhe shoqërore.
Për avokatin, Andi Skënderi, ngjarja ka patur si shkak grindjen mes dy bashkëshortëve, motrës së autorit dhe viktimës, e cila kishte nisur gjatë darkës dhe ka vijuar më pas te shkallët e pallatit, ku Shundi ishte telefonuar për ndihmë nga dy mbesat e mitura.
